Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milion euro, PDK: Të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit - Gazeta Express
string(134) "aktakuza-ndaj-damkes-nen-dyshimet-se-demtoi-buxhetin-ne-vlere-prej-1-milion-euro-pdk-te-hetohet-perfshirja-e-gervalles-dhe-liza-gashit"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 21:29

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milion euro, PDK: Të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 21:29

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për keqpërdorim të buxhetit shtetëror.

Sipas deputetes së kësaj partie, Ariana Musliu Shoshi, ky është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një skandali që PDK e kishte denoncuar që më 1 qershor të vitit 2022, përmes një kallëzimi penal të dorëzuar bashkë me avokatin Faton Fetahu.

Megjithatë, Musliu-Shoshi e cilëson si të pashpjegueshme faktin që në këtë aktakuzë nuk janë përfshirë edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, të cilat, sipas saj, kanë qenë përfituese direkte përmes organizatës “Germin”.

“Ajo marrëveshje, e realizuar me pëlqimin e znj. Schwarz, shkel katër ligje të Republikës së Kosovës dhe dëmton mbi 1 milion euro nga buxheti publik”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë deri në fund këtë aferë dhe të shqyrtojë me kujdes rolin dhe përgjegjësinë e çdo zyrtari të përfshirë në rast, përfshirë edhe Gërvallën dhe Gashin.

“PDK do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo abuzim me pushtetin dhe pasurinë e qytetarëve”, përfundon reagimi i saj.