Befasia e edicionit, PSG mposhtet nga Botafogo - Gazeta Express
string(45) "befasia-e-edicionit-psg-mposhtet-nga-botafogo"

Futboll

Gazeta Express

20/06/2025 8:29

Befasia e edicionit, PSG mposhtet nga Botafogo

Futboll

Gazeta Express

20/06/2025 8:29

Befasia më e madhe deri tash në Kupën e Botës për Klube ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.

Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Europës u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo.

Në stadiumin “Rose Boël”, parisienët u mposhtën minimalisht 0:1, shkruan Gazeta Express.

Igor Jesus shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.

Me këtë fitore, Botafogo tani shkon në 6 pikë në vendin e parë, tri më shumë se PSG dhe Atletico Madrid që ndajnë pozitat dy, respektivisht tre.