Nëse mendoni se limoni është një agrum i mirë vetëm për tu konsumuar e keni gabim, ai ka shumë benefite të tjera.
Limoni kanë mjaft përfitime për shëndetin dhe bukurinë, duke filluar që tek mbrojtja ndaj kancerit dhe deri tek zhdukja e akneve.
Më poshtë ju do të shihni disa prej përfitimeve që keni nga konsumimi i limonave.
Lëngu i limonit parandalon kancerin në mëlçi e mushkri, pasi vitaminat e tij mbrojnë qelizat nga dëmtimet që mund të çojnë në sëmundjen fatale.
Mund të ngadalësoni proçesin e plakjes dhe të hiqni rrudhat. Bëni masazh me një fetë limoni për disa minuta ose përdorni lëvozhgën e limonit si maskë për fytyrën.
Pini ujë me limon çdo ditë në mëngjes për të humbur peshë.
Lëngu i limonit është një detox i mirë, përgatiteni këtë pije dhe sigurohuni ta pini gjatë ditës.
Receta: 1 limon, gjysëm filxhani ujë, 1 vezë, 2 lugë kafeje me vaj kokosi, 1 kapsulë vitamin E, pak xhenxhefil të freskët.
Largoni infeksionin e fytit,përgatisni limon mjaltë dhe ujë të ngrohtë, një pije e cila zbogëlon irritimet dhe mukozën. Limoni krijon një mjedis acid për viruset dhe bakteret e dëmshme.
Limoni nxit funksionimin e trurit dhe ul stresin pasi përmba kalium i cili ju bën të ndiheni energjik e të lumtur.
Mund të lehtësojë djegien nga dielli. 1 lugë lëng limoni,ujë dhe lëng kastraveci hidhini në një leckë e bëni kompresa në vendet e djegura.
Ndalon gjaderdhjen e hundës. Në raste të tilla derdhni 1-2 pika lëng limoni në secilën hundë.
Limoni heq plagët e krijuara nga aknet, pasi vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit e mban lëkurën e butë. Përzieni lëng limoni dhe vaj koksi më pas vendoseni në zunat ku keni akne.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...