Ballkani do ta mësojë sot kundërshtarin e mundshëm të Ligës së Konferencës - Gazeta Express
string(74) "ballkani-do-ta-mesoje-sot-kundershtarin-e-mundshem-te-liges-se-konferences"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 12:00

Ballkani do ta mësojë sot kundërshtarin e mundshëm të Ligës së Konferencës

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 12:00

Ballkani do ta mësojë sot emrin e kundërshtarit të mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Nënkampioni i Kosovës në fakt do ta presë fituesin e njërës prej përballjeve të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi Portokalli do të luajë me NK Varazdin nga Kroacia, FC UNA Strassen nga Luksemburgu, ose me njërin prej fituesve të këtyre përballjeve:

La Fiorita 1967 (San Marino) – FC Vardar (Shkup)

Floriana FC (Maltë) – Havefordwest (Uells)

ST Joseph’s (Gjibraltar) – Cliftonville (Irlandë e Veriut).

Shorti i rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të hidhet sot duke filluar nga ora 14:00.

Paraprakisht, dje i mësuan emrat e kundërshtarëve edhe tri ekipet tjera kosovare, Drita, Prishtina dhe Malisheva. /Gazeta Express