Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka njoftuar për një takim që ai ka zhvilluar me presidentin e Ganës John Dramani Mahama, takim të cilin ai e ka cilësuar ”frytdhënës”.
Zyberaj, ka thënë se Dramani ka konfirmuar qëndrimin e shtetit të tij se njohja e pavarësisë së Kosovës është në linjë me vlerat që përfaqëson Gana.
Po ashtu, këshilltari i Pacollit ka shtuar se lajmet se Gana ka tërhequr njohjen e saj janë të pavërteta.
”Si i dërguar i presidentit Behgjet Pacolli, zhvillova një takim frytëdhënës me presidentin e Ganës John Dramani Mahama në pallatin presidencial Jubilee House në Accra.
Presidenti Dramani konfirmoi qëndrimin e shtetit të tij që njohja e pavarësisë së Kosovës është në linjë me vlerat që përfaqëson Gana dhe se lajmet e lansuara më herët nga shteti serb për tërheqjen e saj janë të pavërteta. Institucionet e reja të Kosovës duhet të angazhohen më shumë në zhvillimin dhe kultivimin e marëdhënieve me miqtë”, ka shkruar ai. /GazetaExpress