Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit se Partia Socialiste është forca e vetme që mban në dorë fatin europian të Shqipërisë.
“Historia na ka vendosur në një udhëkryq vendimtar: midis zgjedhjeve për qeverisjen e katër viteve të ardhshme dhe një mundësie historike që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e familjes europiane“, u shpreh Rama nga podiumi.
Ai theksoi se socialistët kanë përpara 30 ditë për të bindur çdo qytetar që ëndërron ta shohë Shqipërinë “zonjë në sallonin e BE-së” dhe vetveten si qytetar të barabartë në Europë.
Në fjalimin e tij, Rama përmendi Skënderbeun si “profetin e pavarësisë shqiptare”, duke e cilësuar atë si figurën që mbolli farën e madhështisë kombëtare.
“Kemi qenë popull i braktisur nga besimet, por i mbushur me shpresë. Një popull që nuk është përkëdhelur nga fati, por që ka zgjedhur me vetëdije të jetë pjesë e Europës, jo si mercenar, por si rob i virtytit”, përfundoi Rama.
Kryeministri nënvizoi se kjo fushatë nuk është thjesht një garë për pushtet, por një mision historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...