Hashim Thaçi arrin tek shtëpia e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e ngushtë
Lajme
Gazeta Express
21/03/2025 12:03
Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë, shkruan Gazeta Express.
Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raporton se tashmë Thaçi ka arritur dhe po qëndron në shtëpinë e tij.
Se do të lejohet për t’u çmallur me familjarët pas vdekjes së babait e ka konfirmuar për Express edhe Gjykata Speciale./GazetaExpress/