Kërcënohet dhe fyhet ekipi i T7 nga menaxheri i qendrës së numërimit në Pejë - Gazeta Express
string(76) "kercenohet-dhe-fyhet-ekipi-i-t7-nga-menaxheri-i-qendres-se-numerimit-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 12:38

Kërcënohet dhe fyhet ekipi i T7 nga menaxheri i qendrës së numërimit në Pejë

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 12:38

Ekipi i Televizionit T7 është kërcënuar dhe fyer sot nga menaxheri i Qendrës Komunale të Numërimit në Pejë, Abdurrahman Haxhisefa.

Këtë e bëri të ditur kryeredaktori i T7, Arsim Lani, përmes një postimi në Facebook.

Lani tha se gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë penguar të kryejnë punën e tyre në këtë qendër.

Sipas Lanit ata janë kërcënuar edhe me thyerje të kamerës.

“Ekipi i Televizionit T7 eshte kercenuar dhe fyer sot nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahman Haxhisefa. Kjo qender po perballet me telashe te medha gjate procesit te numerimit per cka T7 ishte sot per te raportuar. Por gazetarja Arianitë Zhegrova  dhe kameramani Gjens Karaqi u penguan ne punen e tyre, madje duke kercenuar edhe me thyerje te kameres.”

Lani ka thënë se i pranishëm ishte kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, i cili nuk ndërmori asnjë masë.

“E shqetesuese kete situate e ben fakti se e gjithe ngjarja u zhvillua ne prezence te kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili nuk ndërrmori asnjë masë.”