string(35) "velipoje-dy-te-vrare-me-arme-zjarri"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2024 7:30

Velipojë, dy të vrarë me armë zjarri

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2024 7:30

Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha 22 vjeç u vranë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur Zyber Zagradi, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

22 vjeçari Arsid Hoxha ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33 vjeçari ka marrë tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.