Manchester United është i interesuar për një nga gjashtë lojtarët që priten të largohen nga Bayern Munchen gjatë kësaj vere.
Ish-trajneri i Burnley dhe tanimë i zyrtarizuar te Bayerni, Vincent Kompany ka zëvendësuar Thomas Tuchel në krye të shtabit teknik të klubit bavarez.
Që atëherë është raportuar se Bayerni do të lejojë gjashtë lojtarë të largohen nga klubi gjatë merkatos verore.
Klubi po mendon të nxjerrë para të mira nga shitjet dhe të investojë në ekip për sezonin e ri.
Lojtarët që mund të shiten përfshijnë Matthijs de Ligt, Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kinglsey Coman dhe Noussair Mazraoui.
Siç raportohet nga gazetari i “Sky”, Florian Plettenberg, Manchester United po e mbajnë një sy kah situata e de Ligt, përcjellë “Gazeta Express”.
“Manchester United po e monitoron situatën e de Ligt te Bayerni dhe është shumë i interesuar për shërbimet e tij, pasi edhe trajneri Erik ten Hag është një adhurues i stilit të lojës së tij”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.
Në vazhdim, ai shtoi: “De Ligtit do t’i lejohet të largohet nga klubi gjatë verës në rast se një ofertë e mirë vije në drejtim të tij”.
De Ligt, i cili është në ‘detyrë’ me Holandën në “EURO 2024” dhe së fundmi ka folur edhe për situatën e tij.
“Përfundova sezonin e dytë me Bayernin, për momentin jam i fokusuar në kampionat evropian, shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, tha de Ligt, transmeton gazetari, Fabrizio Romano.