"Darka e fundit" - Kryevepra Leonardo da Vinçit, e realizuar më 14 maj 1495 - Gazeta Express
string(70) "darka-e-fundit-kryevepra-leonardo-da-vincit-e-realizuar-me-14-maj-1495"

Arte

Gazeta Express

16/05/2024 14:11

“Darka e fundit” – Kryevepra Leonardo da Vinçit, e realizuar më 14 maj 1495

Arte

Gazeta Express

16/05/2024 14:11

Piktura e realizuar nga Leonardo da Vinci (14 maj 1495)

Leonardo da Vinci fillon Darkën e Fundit, pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano.

Një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit.

Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi. Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot.

Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë./Liberale.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement