Vajza e Brigitte Macron flet për lidhjen e presidentit me nënën e saj - Gazeta Express
string(69) "vajza-e-brigitte-macron-flet-per-lidhjen-e-presidentit-me-nenen-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2024 14:14

Vajza e Brigitte Macron flet për lidhjen e presidentit me nënën e saj

Lajme

Gazeta Express

01/03/2024 14:14

Tiphaine Auziere vajza e gruas së Emmanuel Macron, ka rrëfyer për herë të parë për lidhjen e nënës së saj me Macron.

Në një intervistë për revistën ‘Paris Match’, Tiphaine ka pranuar se është ende e lënduar nga marrëdhënia e nënës së saj, mësuese të atëhershme dhe studentit të saj të atëhershem adoleshent.

Auizere ishte vetëm 10 vjeç kur mësoi se nëna e saj po takohej me një student 25 vjet më të vogël në moshë.

Ani pse tani zonja e parë franceze në atë kohë ishte e martuar dhe 3 fëmijët e saj duhej të duronin spekulime të vazhdueshme për një “marrëdhënie të ndaluar”

“Kam mësuar shumë për natyrën njerëzore atëherë. E di që në këto momente duhet të përqendrohemi tek ajo që është e rëndësishme dhe të ecim përpara, duke injoruar kritikat” u shpreh Auziere.

Ajo tregoi se ishte e mërzitur kur babai i saj, Andre Louis Auziere u detyrua të linte shtëpinë e familjes në vitin 1994, megjithëse u divorcua nga Brigitte vetëm në vitin 2006, ku pas një viti kjo e fundit u martua me Macron.

Revista Paris Match ka përshkruar se Emmanul Macron i binte shpesh ziles së derës së Auzieres, kështu që thashethemet u bënë më të forta dhe ndikuan tek 3 fëmijët që ishin në shtëpi.

“Ndarja e familjes mund të jetë një pikëllim dhe një mundësi, unë kam një baba dhe njerk të dashur” ka shtuar më tutje Auziere.