7 me 7 janë rikthyer pas një pauze të gjatë.
Grupi nga Ferizaj që patën ndikim të madh në rock skenën e vendit sapo kanë përfunduar albumin e tyre të dytë ‘’Gjysmë’’ duke publikuar këngën ‘’Kaktus’’ me videoklip të animuar.
Vokalisti i grupit, Betim Bekteshi dhe Urim Veselaj, kitarist, ishin të ftuar sot në #Gjesi ku rrëfyen më shumë rreth rikthimit të tyre, pauzës disa vjeçare si dhe rrëfyen kujtime nga fillimet e tyre duke na zbuluar që nga vendosja e emrit atë kohë.