Vuçiq e shëtit ushtrinë nëpër Serbi, Blic: Automjete të blinduara dërgohen nga Kraleva drejt Rashkës
Lajme
Gazeta Express
25/09/2023 12:49
Mëngjesin e sotëm
kamionët ushtarakë po transportojnë autoblinda në rrugën nga Kraleva në Rashkë,
që është edhe një dëshmi se gjendja në veri të Kosovës është e jashtëzakonshme
pas të shtënave të djeshme në fshatin Banjskë afër Leposaviqi ku një polic i Kosovës
dhe tre sulmues serbë u vranë.
Kështu raporton “Blici”
serb.
Mediumi serb ka publikuar pamje të një kolone kamionësh ushtarakë të ngarkuar me autoblinda rrugës për në Rashkë.