Kurti: 22 vetura do t'u shpërndahen komunave për vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve - Gazeta Express
string(126) "kurti-22-vetura-do-tu-shperndahen-komunave-per-ti-shpeshtuar-vizitat-ne-shtepi-per-kujdes-ndaj-nenave-dhe-femijeve-deri-3-vjec"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2023 9:41

Kurti: 22 vetura do t’u shpërndahen komunave për vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve

Lajme

Gazeta Express

15/09/2023 9:41

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka shkruar Kurti, derisa ka bashkangjitur edhe një video.