string(88) "rtk-kurti-ka-pranuar-doreheqjen-e-ministrit-mehaj-ky-eshte-emri-qe-pritet-ta-zevendesoje"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2023 9:46

RTK: Kurti ka pranuar dorëheqjen e Ministrit Mehaj, ky është emri që pritet ta zëvendësojë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2023 9:46

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.