Çitaku: Vjosa Osmani ishte e zëshme ndaj shefave sa ishte në LDK, me Kurtin spo e çel gojën - Gazeta Express
string(89) "citaku-vjosa-osmani-ishte-e-zeshme-ndaj-shefave-sa-ishte-ne-ldk-me-kurtin-spo-e-cel-gojen"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2023 19:21

Çitaku: Vjosa Osmani ishte e zëshme ndaj shefave sa ishte në LDK, me Kurtin spo e çel gojën

Lajme

Gazeta Express

01/07/2023 19:21

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës Vlora Çitaku ka folur edhe për rolin e presidents Vjosa Osmani pas zhvillimeve të muajve të fundit në vend.

Çitaku na solli në mendje se Osmani ndaj ish-kryetarëve të partisë së saj kishte një gjuhë të ashpër, ndërsa ndaj Albin Kurtit nuk e çel gojën për asgjë.

“E kemi parë më herët zonjën Osmani të ketë qenë shumë e zëshme ndaj shefave të partisë së vet, ndërsa është tërësisht e heshtur në avanturat e kryeministrit Kurti”, tha ajo.

Dhe për zyrtaren e PDK’së kjo heshtje e të parës së vendit është e “frikshme”.

“Jashtëzakonisht zhgënjyese ka qenë sjellja e presidents këto muajt e fundit, dhe heshtje e frikshme”, theksoi ajo./Lajmi.net