Zhvillime të reja nga skandali i Safet Gjicit, SPAK drejt "sekreteve" të Almës - Gazeta Express
string(75) "zhvillime-te-reja-nga-skandali-i-safet-gjicit-spak-drejt-sekreteve-te-almes"

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2023 16:33

Zhvillime të reja nga skandali i Safet Gjicit, SPAK drejt “sekreteve” të Almës

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2023 16:33

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin me të cilën bisedon edhe për një tender për sterilizimin e qenve. Ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, Gjici tha se ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Prokuroria e Posaçme po kryen veprime hetimore nëse ka persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish- kryebashkiakut. Ky i fundit ka ankimuar masën e arrestit në burg në gjykatën e Apelit me argumentin se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Sipas Gjicit tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit. 

Ndërkaq Kaçi në dëshminë përballë gjykatës së posaçme, tha se nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të realizuar videon. SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona të tjerë që kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish-kryebashkiakut. Hetuesit pritet të marrin sërish në pyetje 40-vjeçaren për të cilën ka dyshime se nuk po tregohet e sinqertë mbi këtë ngjarje.

/Gazeta Express 

Advertisement
Advertisement
Advertisement