Osmani me Scholzin në Berlin: E vlerësojmë qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e policëve tanë - Gazeta Express
string(101) "osmani-me-scholzin-ne-berlin-e-vleresojme-qendrimin-e-qarte-te-gjermanise-per-lirimin-e-policeve-tane"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2023 12:03

Osmani me Scholzin në Berlin: E vlerësojmë qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e policëve tanë

Lajme

Gazeta Express

18/06/2023 12:03

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, në margjinat e Lojërave Olimpike të Botës.

Osmani shkroi në Twitter se me Scholzin “diskutuam për hapat e nevojshëm përpara”, ndërsa duket se kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit ka qenë tema kryesore e bisedës, raporton Gazeta Express.

“Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, shkroi presidentja.

Paraprakisht, Osmani është takuar edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Gjermani, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, shkroi ajo për këtë takim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement