Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik - Gazeta Express
string(111) "haradinaj-me-aleancen-ne-qeverisje-prizrenit-do-tia-japim-mundesine-per-ta-zhvilluar-kapacitetin-e-tij-ekonomik"

Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik

Lajme

Gazeta Express

28/05/2023 23:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Prizren për Javën e Punës së degës së AAK-së në këtë qytet.

”Emocion i veçantë të jem në Prizren, në Kuvendin e Punës së Degës së Aleancës në këtë qytet, ku shpalosëm nismën legjislative për kryeqytetin historik, propozimet për organizimin struktural të degës dhe propozimet për plotësim-ndryshimet për platformën politike programore të Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo Edhe:

”Gjatë prezantimit të kornizës për avancimin e konceptit të kryeqytetit historik – Prizrenit, theksova se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi, qoftë përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore apo në zhvillimin e fushës së trashëgimisë dhe ngjarjeve kulturore-artistike”, ka vazhduar ai.

Ai po ashtu ka thënë se qeverisja e AAK-së do t’ia jepte Prizrenin mundësinë e zhvillimit ekonomik.

”Ashtu siç Prishtinës i dhamë Ligjin duke i ofruar mundësinë për zhvillim, edhe Prizrenit qeverisja e Aleancës do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik”.

“Kryetarin Besnik Krasniqi dhe strukturën udhëheqëse të degës i përgëzova për angazhimin e drejtë në interes të qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Express