Von Cramon policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi? - Gazeta Express
string(84) "von-cramon-policeve-te-kosoves-ne-zvecan-cka-dreqin-ju-solli-ketu-ku-eshte-kercenimi"

Von Cramon policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?

Lajme

Gazeta Express

28/05/2023 18:01

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon e ka vizituar veriun dhe nga Zveçani tha se “kjo është e frikshme”, ndërsa dikush po i tregonte se çfarë ndodhi të premtën.

Në afërsi të objektit të komunës, Von Cramon tha se “është një situatë e vështirë”, ndërsa më pas bisedoi me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, ka pyetur ajo, përcjell Gazeta Express.

Njëri prej policëve, siç dëgjohet në një video, i thotë asaj se “ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, duke shtuar se këtë e kanë për detyrë ta bëjnë.

Von Cramon më pas tha se nuk është faji i policëve, sepse ata vetëm po i zbatojnë urdhërat.

“Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni. Nuk ju takon juve të vendosni se ku do të punoni”, tha ajo. “Pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”.