Tronditen demokratët, PS thyen bastionet historike të PD! Situata nga jugu në veri - Gazeta Express
string(80) "tronditen-demokratet-ps-thyen-bastionet-historike-te-pd-situata-nga-jugu-ne-veri"

Tronditen demokratët, PS thyen bastionet historike të PD! Situata nga jugu në veri

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 10:43

Partia Socialiste po shkon drejt fitores në pjesën dërrmuese të bashkive në Shqipëri. Nga ana tjetër demokratët duket se po humbasin edhe bastionet historike.

Pas 30 vitesh, Devolli fitohet nga socialistët në një garë elektorale. Mësohet se janë numëruar 48 kuti nga 49 në total dhe ka fituar kandidati socialist, Eduart Duro me 7693 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli me 7339 vota. Diferenca mes tyre ka qene 354 vota.

Lexo Edhe:

Edhe në Dibër kandidati socialist Rrahim Spahiu ka një diferencë të thellë krahasuar me 2 kandidatët opozitar Ismail Uka nga Bashkë Fitojmë dhe Naim Gazidede nga PD. PS ka marrë 7485 vota e ndërsa PD 642 vota, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 2759 vota duke dalë forcë e tretë.

Surpriza ka edhe në Tropojë. Kandidati socialist Rexhë Byberi merr fitoren me 5126 vota ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj 4876.

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë.

Partia Socialiste ndryshe nga herët e shkuara, në këto zgjedhje po tenton të thyejë një nga bastionet kryesore të opozitës, siç është edhe Shkodra. Aty kryeson Benet Beci, duke lënë pas demokratin Bardh Spahia.

/Gazeta Express