Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko ka votuar.
Menjëherë pas procesit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë, duke e konsideruar ditën e sotme shumë të rëndësishme.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët janë kapur nga taksat.
Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronën, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat”, tha Bejko.
Më tej, deklaroi se ai është i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike, pasi të tjerët kanë ndjekur pas të shkuarën.
“I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, shtoi Bejko.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...