Ambasadori Hill shkon në Bujanoc, nesër në Preshevë - takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve - Gazeta Express
string(89) "ambasadori-hill-shkon-ne-bujanoc-neser-ne-presheve-takohet-me-perfaqesuesit-e-shqiptareve"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2023 12:31

Ambasadori Hill shkon në Bujanoc, nesër në Preshevë – takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve

Lajme

Gazeta Express

27/03/2023 12:31

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka shkuar për vizitë në Luginën e Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Hill fillimisht shkoi në Bujanoc, ku u takua me kryetarin e këtij qyteti, Nagip Arifin.

Lexo Edhe:

Pas takimit është planifikuar të mbahet një konferencë për media.

Hill do të takohet gjithashtu edhe me deputetin dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin.

Në Luginë Hill do të qëndrojë edhe të martën, ku pritet të takohet edhe me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, që do të pasohet nga një konferencë për media.