Maroku ka shënuar fitore në miqësore ndaj Brazilit, duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Maroku arriti të fitonte për herë të parë ndaj Brazilit dhe u bë vetëm shteti i dytë afrikan që mposht “Selecaon”.
Pas ndeshjes, trajneri i Marokut, Walid Regragui pati fjalë të mëdha për këtë fitore.
“Po jetoj një ëndërr. Brazili është lider i renditjes së FIFA-s, është vendi i futbollit dhe ne jemi në mes të Ramazanit”, tha ai.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...