Franca i nis me fitore të madhe kualifikimet për Evropian, triumfon ndaj Holandës - Gazeta Express
string(80) "franca-i-nis-me-fitore-te-madhe-kualifikimet-per-evropian-triumfon-ndaj-holandes"

Franca i nis me fitore të madhe kualifikimet për Evropian, triumfon ndaj Holandës

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 22:42

Franca e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kombëtarja franceze mposhti sonte me lehtësi Holandën, në ndeshjen e parë në Grupin B, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France” përfundoi me rezultatin 4:0.

Antoine Griezmann (2’), Dayot Upamecano (8’) dhe Kylian Mbappe (21’, 88’) shënuan në fitoren e “Gjelave”.

Franca me këtë fitore mori edhe 3 pikët e para dhe prin në Grupin B. Holanda momentalisht renditet në pozitën e fundit (5).

Kombëtarja holandeze kishte rastin të shënonte së paku golin e nderit në fundin e ndeshjes, por Memphis Depay nuk ia doli të shënonte nga pika e penalltisë.

Goditja e sulmuesit të Atletico Madridit u prit nga Mike Maignan.

Franca ndeshjen e radhës e luan pas tre ditësh, në udhëtim kundër Irlandës.

Kurse, “Tulipanët” do të presin Gjibraltarin. /Gazeta Express/