Reshje intensive bore kanë filluar sonte në shumë pjesë të Kosovës.
Nga Prishtina, Mitrovica, Fushë Kosova e Podujeva, qytetarët kanë ndarë video e fotografi nga bora që këtë dimër ka munguar.
Portali për parashikimin e motit, MeteoBallkan ka publikuar disa video nga disa qytete të Kosovës ku tashmë kanë nisur reshjet.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuara tëmeperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme me -2 gradë Celsius minimalen dhe 2 gradë Celsius maksimalen. /GazetaExpress
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...