FFK thotë se FIFA e ka njoftuar që nuk ka procedurë disiplinore ndaj Agim Ademit - Gazeta Express
string(80) "ffk-thote-se-fifa-e-ka-njoftuar-qe-nuk-ka-procedure-disiplinore-ndaj-agim-ademit"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2023 9:45

FFK thotë se FIFA e ka njoftuar që nuk ka procedurë disiplinore ndaj Agim Ademit

Futboll

Gazeta Express

27/01/2023 9:45

Federata e Futbollit e Kosovës thotë se ka marrë një konfirmim nga FIFA, e cila thekson se nuk e ka të hapur asnjë procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Sipas FFK-së, me këtë shkresë të FIFA-s, bien poshtë pretendimet e Komisionit të Ministrisë së Sportit, e cila insiston se Agim Ademi po e shkel kodin etik të FIFA-s, pasi është në proces gjyqësor për vepër penale.

Ky është njoftimi i plotë i FFK-së, pa ndërhyrje:

 Sqarim për komunitetin e futbollit dhe opinionin e gjerë, lidhur me shkresat e llojllojshme të cilat kanë qarkulluar në media dhe një nga ato shkresa nga Komisioni i licencimit të MKRS-së, gjoja se Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka të ndaluar ushtrimin e detyrës për arsye të shkeljes së Kodit Disiplinor të FIFA-s.

FIFA me një shkresë zyrtare sqaron dhe interpreton kodin disiplinor të saj, konkretisht nenin të cilit i është referuar ky komision i MKRS-së. Letra nga FIFA konfirmon që Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk është në asnjë procedure disiplinore dhe nuk ka asnjë vendim disiplinor për ndonjë shkelje eventuale të kodit disiplinor të FIFA-s. Po ashtu, kjo shkresë sqaron interpretimin e nenit 71 pika 3 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe që i përgjigjet interpretimit të gabuar të Komisionit të licencimit të MKRS-së.

Tutje, rikujtojmë që organi i vetëm i thirrur për të interpretuar Kodin Disiplinor të FIFA-s është organi përgjegjës në kuadër të FIFA-s.

Shpresojmë që në të ardhmen lidershipi i MKRS-së nuk do të lejojë që nga institucioni i tyre të dalin shkresa zyrtare të cilat bëjnë interpretime të gabuara për të cilat nuk janë të thirrur dhe nuk kanë mandat të bëjnë një gjë të tillë.

FFK si gjithmonë do të respektojë rregullativat e FIFA-s, UEFA-s dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe do të mbrojë interesin e futbollit dhe pavarësisë së organizatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement