Arrestohet personi që vodhi arkën e vendosur për bamirësi me 150 euro në Gjakovë - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-personi-qe-vodhi-arken-e-vendosur-per-bamiresi-me-150-euro-ne-gjakove"

Arrestohet personi që vodhi arkën e vendosur për bamirësi me 150 euro në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 14:38

Me datën 23.01.2023 në Stacionin Policor në Gjakovë, ankuesi kishte raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur një arkë xhami, për mbledhjen e të hollave për bamirësi, të cilën e kishte pasur të vendosur në një furrë buke në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë.

Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150 euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se ishte kryer vepra penale e vjedhjes.

Lexo Edhe:

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.