Gruaja nga Fushë Kosova njofton policinë se ish i fejuari ia ka shpërndarë fotot intime tek familjarët - Gazeta Express
string(102) "gruaja-nga-fushe-kosova-njofton-policine-se-ish-i-fejuari-ia-ka-shperndare-fotot-intime-tek-familjaret"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2023 9:07

Gruaja nga Fushë Kosova njofton policinë se ish i fejuari ia ka shpërndarë fotot intime tek familjarët

Lajme

Gazeta Express

12/01/2023 9:07

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici ish të fejuarin e saj, pasi që ky i fundit shpërndau fotografi intime të saj tek familjarët e ankueses.

Rasti ka ndodhur më 6 janar, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë PK-ja, teksa ka thënë se më pas ai është liruar me procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I  dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së

Advertisement
Advertisement
Advertisement