Grushtoi Sali Berishën në protestë, 2 akuzat që rëndojnë mbi Gert Shehun - Gazeta Express
string(71) "grushtoi-sali-berishen-ne-proteste-2-akuzat-qe-rendojne-mbi-gert-shehun"

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 15:22

Grushtoi Sali Berishën në protestë, 2 akuzat që rëndojnë mbi Gert Shehun

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 15:22

Gert Shehut, autorit të sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha dje në protestën e opozitës, i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Traumës.

Mbi 31-vjeçarin rëndojnë dy akuza: goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Lexo Edhe:

Ngjarja ndodhi dje në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gert Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës  dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Gazeta Express