Samir Zekiqi është rikthyer te KB Peja.
Klubi pejan njoftoi këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin mitrovicas, shkruan Gazeta Express.
Rikthimi i Zekiqit në “Karagaç” vije vetëm pak ditë pasi ai shkëputi kontratën me Trepçën.
Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):
“KB Peja nënshkruan me Samir Zekiqin
Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me lojtarin e Kombtarës së Kosovës, Samir Zekiqin. Samiri, i cili së fundi ishte pjesë e KB Trepces, do na bashkohet nga afati dimëror dhe do jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonen pranverore.
Mirë se vjen Samir!”. /Gazeta Express/