Momenti kur Fury e rrëzoi Chisoran dhe fitoi me “TKO” - Gazeta Express
string(51) "momenti-kur-fury-e-rrezoi-chisoran-dhe-fitoi-me-tko"

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 9:24

Momenti kur Fury e rrëzoi Chisoran dhe fitoi me “TKO”

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 9:24

Tyson Fury e ka mbrojtur titullin WBC në peshën e rëndë.

Boksieri britanik e fitoi meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma, kundër Derek Chisoras, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury e dominoi këtë luftë nga fillimi, teksa ia doli edhe ta nokautonte boksierin nga Zimbabve.

Lufta mes tyre shkoi deri në raundin e dhjetë, kur dhjetë sekonda para se të përfundonte ky raund, gjyqtari Victor Louglhin ndërhyri dhe e mbylli meçin.

Për Tyson Furyn ishte kjo fitorja e 33-të në karrierën e tij profesionale, si dhe fitorja e 24-të me nokaut.

Kurse, për Derek Chisoran ishte kjo humbja e 13-të në karrierën e tij. /Gazeta Express/