Peja ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen e javës së gjashtë, skuadra e drejtuar nga Can Sevim fitoi në udhëtim kundër Bashkimit – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 67:72.
Për Bashkimin ishte humbja e katërt, krahas dy fitoreve.
Brad Waldow me 15 pikë dhe Isiah Umipig me 13 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.
Te prizrenasit u dallua Curtis Jones me 19 pikë.
Peja pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe vazhdon të jetë lidere në tabelë, kurse Bashkimi renditet i pesti me 8 pikë.
Në javën e ardhshme, Peja e pret Rahovecin – kurse Bashkimi luan në udhëtim kundër Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/