Të mërkurën, sfida e parë për Yllin në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(53) "te-merkuren-sfida-e-pare-per-yllin-ne-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

11/10/2022 16:26

Të mërkurën, sfida e parë për Yllin në FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

11/10/2022 16:26

Golden Eagle Ylli nesër (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë.

Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.

Derisa kjo është paraqitja e parë për kampionët e Kosovës në këtë garë, shpresojnë në paraqitje të mira, edhe pse do të kenë shumë vështirë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement