Ekspozitë e Jutta Benzenberg në Muzeun e Fotografisë “Marubi” - Gazeta Express
string(59) "ekspozite-e-jutta-benzenberg-ne-muzeun-e-fotografise-marubi"

Ekspozitë e Jutta Benzenberg në Muzeun e Fotografisë “Marubi”

Arte

Gazeta Express

04/10/2022 16:06

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shqipëri është hapur ekspozita personale e fotografes Jutta Benzenberg “Biografi shqiptare: Nga tani më 1991”, kuruar nga Kim Knoppers.

Unë Kam Një Ëndërr (2022)

Lexo Edhe:

“Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991 dhe jetoj ende këtu. Këto fotografi i përkasin serive të fundit fotografike. Idea e projektit më erdhi teksa mendoja për vajzat e mia të cilat jetonin në Shqipëri, para se të shkonin në Gjermani.

Për projektin “Unë Kam një Ëndërr”, kam fotografuar vajza me ëndrra moderne, në fshatra të thellë të Shqipërisë. Ato duan të jenë të pavarura e t’i bëjnë krenarë prindërit e tyre. Pse fotografova në fshatra të thellë? Sepse është karakteristikë e punës time të ‘vë në skenë’ njerëz të padukshëm. Zgjedh gjithnjë portretet më të bukura me dritën dhe kompozimin në balancën e duhur, për të nxjerrë në pah më së miri personalitetin e tyre.”

/Gazeta Express