Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi iu sekuestrua mbi 40 kg kokainë e pastër që pasi të përpunohej dhe të hidhej në treg, do të kishte vlerën mbi 10 milionë euro.
Makina që drejtohej nga shqiptari u pikas nga karabinierët pasi po ecte në mënyrë të dyshimtë.
Gjithçka nisi nga një kontroll normal që më pas rezultoi në një kapje të madhe droge , milionere.
Në timonin e makinës 30-vjeçari mbante një kilogram kokainë, po ashtu shumë e pastër, e gjetur falë ushtarakëve që nuk u kufizuan në një kontroll të thjeshtë dokumentesh. Sapo u gjet, u hetua identiteti i personit, prejardhja, kush ishte dhe pse ndodhej në Ankona.
Pikërisht në këtë moment, nëpërmjet terminaleve të përbashkëta, u zbulua se 30-vjeçari ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Brescias, e cila prej disa kohësh po e mbante në sy, por nuk arrinte të gjente drogën. Kjo për shkak se burri, për të vazhduar turin dhe biznesin e tij, kishte marrë një apartament në Ankona në via Primo Maggio, të cilin e përdori si një lloj laboratori dhe magazine.
Pasi u zbulua vendndodhja e shtëpisë, menjëherë u kontrollua dhe u gjet një sasi e madhe kokaine. Përveç parave cash, pakove dhe gjithçka që nevojitet për prerjen e lëndës, karabinierët gjetën edhe një armë me fishekë.
Droga, para dhe armë u sekuestruan ndërsa burri u shoqërua dhe u mbyll në burgun Montacuto. Sipas hetuesve, fakti që ai ishte i armatosur, përveç sasisë që mbante, do të sugjeronte që xhiroja e 30-vjeçarit ishte shumë e madhe dhe se ai është pjesë e një rrjeti të rëndësishëm mbi të cilin po punohet, për të zbuluar çdo pjesë të tij.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...