Vetura shkel prokuroren e shtetit dhe ikën nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(63) "vetura-shkel-prokuroren-e-shtetit-dhe-iken-nga-vendi-i-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2022 15:45

Vetura shkel prokuroren e shtetit dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

21/07/2022 15:45

Një veturë ka goditur një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe personi që e ka drejtuar atë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Prokurorja ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet”, tha Nikçi për Express.

Aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.