"Unë mendoj për ty dhe nuk mund të fle", punëtori shqiptar ngacmon seksualisht psikologen greke - Gazeta Express
string(92) "une-mendoj-per-ty-dhe-nuk-mund-te-fle-punetori-shqiptar-ngacmon-seksualisht-psikologen-greke"

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2022 22:07

“Unë mendoj për ty dhe nuk mund të fle”, punëtori shqiptar ngacmon seksualisht psikologen greke

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2022 22:07

Një shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke me akuzën ngacmim seksual ndaj një psikologeje 27-vjeçareje që e kallëzoi se ishte ngacmuar seksualisht prej tij.

Ngjarja ndodhi në një lagje të kryeqytetit grek, ku psikologia kishte marrë një zyrë për të ofruar shërbimet e saj dhe punëtori shqiptar do të bënte rregullimet dhe arredimet.

Iris Kalpouzou tregon se punëtori shqiptar nisi ta ngacmonte dhe tentoi ta puthte.

Shqiptari nisi ti bënte komplimente të tilla si “je një grua shumë e bukur”. Por psikologia shprehet u mundua ta shmangte duke i thënë se “është e martuar dhe ka një fëmijë”.

“Në një moment shkova në tualet. Ai erdhi aty. Më preku dhe më tha më përqafo. Unë i thashë, si guxon? Kam burrë dhe fëmijë. Po mundohesha të ktheja kokën se po tentonte të më puthte. Më thoshte unë mendoj për ty dhe nuk mund të fle. Të shoh dhe dridhem. A e sheh që duart po më dridhen, tani që je këtu? Unë ngriva, por ja dola të largohesha”, tregon 27-vjeçarja.

“Pse po largohesh? Ku po shkon? Më urren”, i tha shqiptari.

Më pas, 27-vjeçarja rrëfen për mediat greke se shkoi në polici dhe e denoncoi. Bashkë me policinë dhe bashkëshortin ata shkuan te vendi i punës dhe u përballë sërish me punëtorin shqiptar. Ky i fundit më pas u arrestua nga policia greke.