Vetura hyn brenda xhamisë në Pejë, tre persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale
Lajme
Gazeta Express
13/06/2022 9:03
Në orët e para të mëngjesit të sotëm (01:30), ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar
brenda një xhamie.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e
vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për
trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë
liruar për në shtëpi.
Pamje nga vendi i ngjarjes kanë publikuar mediat lokale. /Gazeta Express/