Gjatë ditës së djeshme, reperi Klevio Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar përmes rrjetit social “Instagram” se do të shkonte tek lokali i reperit Noizyt.
Kujtojmë, se “Cllevio” vite më parë ishte anëtar i grupit “TBA” dhe mbante nofkën “Hudra”, e që akoma edhe sot gëzon respektin nga anëtarët e këtij grupi, teksa para pak javësh është liruar pas 13 muajve burgim.
Ai kishte filluar të ofendonte anëtarët e grupit “OTR” dhe Noizyn që nga koha e pandemisë, por që ditën e djeshme ndodhi përballja e parë mes tyre, ku përfundoi me rrahje.
Pas rrahjes, Cllevio kishte hyrë në rrjetin social “Instagram” duke thënë se konflikti mes tyre është sqaruar dhe se Noizy e ka pritur shumë mirë, teksa e quan edhe shok reperin.
Për të dëgjuar se çfarë thoshte Cllevio, KLIKONI KËTU – VIDEO.