Urimi i Mbretëreshës Elizabeta për përvjetorin e pavarësisë - Gazeta Express
string(59) "urimi-i-mbretereshes-elizabeta-per-pervjetorin-e-pavaresise"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2022 14:14

Urimi i Mbretëreshës Elizabeta për përvjetorin e pavarësisë

Lajme

Gazeta Express

16/02/2022 14:14

Mbretëresha e Britanisë së Bashkuar, Elizabeta e ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë, shkruan Gazeta Express.

Në një telegram urimi dërguar presidentes Vjosa Osmani, mbretëresha ka thënë se shpreson që të ketë periudha më të mira në të ardhmen në mes të shteteve.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e saj.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit./Gazeta Express/