Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, sipas Gani Elshanit, zyrtar nga ky subjekt politik, raporton Gazeta Express.
Disa këshilltarë dhe zëvendësministri nga kjo parti janë larguar nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.
“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Elshani i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.
Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.