Ajazaj: Nuk besojmë se Lladrovci ka biseduar me Thaçin në Hagë, thirrjet telefonike i kanë të kufizuara - Gazeta Express
string(109) "ajazaj-lladrovci-dyshohet-se-eshte-deshmitar-kunder-thacit-e-veselit-ne-hage-nuk-besojme-se-ka-biseduar-me-ta"

Ajazaj: Nuk besojmë se Lladrovci ka biseduar me Thaçin në Hagë, thirrjet telefonike i kanë të kufizuara

Lajme

Gazeta Express

01/11/2021 18:58

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazaj, po vlerëson se kundërkandidati i tij, Ramiz Lladrovci, ka humbur besimin e qytetarëve në balotazh.

Ajazaj deklaroi se Lladrovci po gënjen se e ka marrë mbështetjen e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një bisede telefonike nga Haga.

Lexo Edhe:

“Zotëri Lladrovci duke nuhatur humbjen që është duke e pritur më 14 nëntor është duke u orvatur dhe manipuluar. Por, qytetarët nuk i besojnë më. Në asnjë mënyrë nuk besojmë se ka biseduar pasi ata [ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë] i kanë të kufizuara thirrjet telefonike – askush nuk i beson më Lladrovcit bile javë më parë e demantoi veten për këtë gjë”, tha ai në Klan Kosova.

Ajazaj mes tjerash vlerëson se Lladrovci dyshohet të jetë dëshmitar kundër tyre në Hagë.

“Nuk i di raportet e tyre personale por përfolet se ky mund të jetë njëri nga dëshmitarët e tyre dhe për mua është e pakuptimtë që të thirret në biseda telefonike kur i dalin dhjetëra incizime ku ky mund të jetë dëshmitar potencial kundër tyre. Kam dëgjuar se më 19 nëntor 2019 ka qenë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se çfarë dëshmitari duhet ta tregoj ai vetë. Nuk ka mundësi që të ketë kontakte – është mashtrim publik që po tenton ta bëjë por do të humbet”, deklaroi Ajazaj.