Suedia fiton dhe shkon tutje si lidere - Gazeta Express
string(38) "suedia-fiton-dhe-shkon-tutje-si-lidere"

Gazeta Express

23/06/2021 20:00

Suedia fiton dhe shkon tutje si lidere

Gazeta Express

23/06/2021 20:00

Skandinavët e mposhtën Poloninë me rezultat 3:2 për t’u kualifikuar në të tetën e finales së Euro 2020 si lidere e Grupit E

Suedia është skuadra tjetër që është kualifikuar në të tetën e finales së Euro 2020.

Lexo Edhe:

Skandinavët e mbyllën Grupin E si liderë dhe pa humbje, duke i grumbulluar 7 pikë, prej tyre dy fitore dhe një barazim.

Verdhekaltrit e mposhtën Poloninë me rezultat 3:2 sonte, në një ndeshje mjaft interesante.

Emil Forsberg i ka realizuar dy gola për suedezët në këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Ai e kaloi ekipin Verdhekaltër në epërsi qysh në minutën e dytë.

E golin e dytë, ai e gjeti në minutën e 59-të pasi e mori një top nga Dejan Kulusevski.

Nga ana tjetër, polakët përmbysën gjithçka me lojtarin e tyre kryesor, Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak e ngushtoi rezultatin pas dy minutash lojë.

Kurse, golin e barazimit futbollisti i Bayern Munichut e gjeti në minutën e 84-t.

Mirëpo, suedezët nuk u ndalën dhe e gjetën golin e fitores në minutat shtesë me anë të Viktor Claesson, i cili u asistua nga Kulusevski.

Suedia e mbylli Grupin E si lidere, kurse Polonia përfundoi e fundit me vetëm një pikë. /Gazeta Express/