Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njëherit e fundit për stinorin vjeshtor.
Ponte Prizreni që u mposht pas shtatë fitoreve radhazi nga Bashkimi, do të përballet me Trepçën, që është në vendin e fundit me dy fitore dhe 11 humbje, por që është mobilizuar dhe po kërkon këndelljen.
Dueli mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës nis nga ora 15:00, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e fundit është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë katër fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.
Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nis nga ora 17:00. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...