Ylli - Rahoveci, dueli kryesor i fundjavdës në basketboll - Gazeta Express
string(54) "ylli-rahoveci-dueli-kryesor-i-fundjavdes-ne-basketboll"

Ylli – Rahoveci, dueli kryesor i fundjavdës në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

11/12/2020 16:30

Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në basketboll i sjell këtë fundjavë disa ndeshje interesante

Kjo fundjavë do të sjellë ndeshje interesante në kuadër të xhiros së shtatë të Prince Caffe Superligës së basketbollit.

Lexo Edhe:

Dueli kryesor i vikendit do të jetë ai në mes të Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, shkruan Gazeta Express.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores së pestë sezonale pasi deri tash i kanë nga katër fitore dhe dy humbje.

Krahas Pejës, Ylli dhe Rahoveci po e thonë fjalën e fundit në basketbollin kosovar këtë edicion.

Prandaj, rivaliteti në mes tyre do të bëjë që ndeshja të jetë mjaft interesante, ashtu siç ka ndodhur viteve të fundit.

Ndërkaq, Peja do ta kërkojë fitoren e shtatë radhazi teksa do ta vizitojë Vëllaznimin, i cili e regjistroi një fitore të madhe ndaj Sigal Prishtinës në mesjavë.

Verdhezinjtë i kanë gjashtë fitore nga po aq ndeshje, kurse gjakovarët dy fitore e katër humbje deri tash.

Dueli tjetër i kësaj xhiroje është ai në mes të Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Të dyja ekipet e kanë nisur zbehtë sezonin e ri, andaj një fitore do t’ju bënte mirë atyre.

Takim interesant shihet edhe ai ndërmjet Trepçës dhe Ponte Prizrenit.

Mitrovicasit kanë dy fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit tri fitore dhe tri humbje në gjashtë duele të zhvilluara.

Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të shtunën dhe të dielën. /Gazeta Express/