Shqiptarët e Luginës nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin e koronavirusit - Gazeta Express
string(73) "shqiptaret-e-lugines-nuk-munde-te-hyn-ne-kosove-pa-testin-e-koronavirusit"

Shqiptarët e Luginës nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin e koronavirusit

Gazeta Express

29/07/2020 9:02

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës me masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 janë bllokuar për qarkullim shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilëve u kërkohet testi RT-PCR në Sars COV-2.

“Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit, me disa përjashtime”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Titulli” ka mësuar se shumë studentë janë bllokuar dhe s’po mund të hyjnë në territorin e Kosovës për shkak të masave të reja.

Gjithashtu, lajmin e kanë konfirmuar edhe taksitë që qarkullojnë në relacionin Bujanoc-Gjilan si dhe linjat e autobusit në drejtim nga Lugina në Kosovë.

Kompania “Maxhari 2015” nga Bujanoci përmes një njoftimi ka shkruar se janë pezulluar linjat e transportit të udhëtarëve, raporton Titulli.com.

“Njoftim lidhur me situatën e përgjithshme të shfaqjes së COVID-19, me urdhër ndalimi dhe kufizimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë pezulluar linjat e transportit të udhëtarëve në relacionet Bujanoc- Prishtinë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e kompanisë për bartjen e udhëtarëve “Maxhari 2015” në Bujanoc.