95 vjeçares i plotësohet ëndrra, për herë të parë hipë në aeroplan


Gazeta Express
7 Korrik 2019 20:47

Ëndrra e kahmotshme e një 95 vjeçareje është kthyer në një realitet pasi që fluturoi për herë të parë me aeroplan.

Gladys Blackburn gjithmonë ka pasur dëshirë të udhëtojë me aeroplan, por asnjëherë nuk i kishte ardhur rasti.

Ajo ka vizituar rregullisht aeroportet për të shikuar se si aeroplanët nisen dhe si aterojnë.

Ishte stafi i azilit në të cilën qëndron gruaja që e bëri këtë dëshirë të saj të mundur. Menjëherë pasi dëgjuan për historinë e saj ata kontaktuan me Aeroportin e Luton në Londër dhe me kompaninë EasyJet.

Gladys pastaj i ishte dhënë trajtimi VIP dhe një gotë me shampanjë kur ajo kishte arritur në aeroport para se të e merrin me aeroplan për në Liqenin e Gjenevës.

“Isha tepër e gëzuar kur ata më treguan për këtë fluturim”, ka thënë Gladys.

“Ishte edhe më bukur se sa e kisha imagjinuar”

Kompania ka lëshuar edhe një video që tregon udhëtimin shumë të bukur të Gladys Blackburn./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart