Sindikata Globale e Industrisë dhe Sindikata Evropiane e Industrisë i janë drejtuar me një letër qeverisë shqiptare, në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve shqiptarë, që prej mëse dy vitesh nuk kanë marrë pagat e tyre.
Letra drejtuar qeverisë vë në dukje se duhet të jetë shteti shqiptar ai që duhet të detyrojë kompaninë ‘tosk energy’ që t’i paguajë 27 rrogat e prapambetura punëtorëve të stacionit të Poçemit por edhe pagat e padhëna naftëtarëve të Ballshit, të cilët po ashtu janë në grevë urie.
LETRA E PLOTË
Ne po ju shkruajmë këtë letër në emër të Sindikatës Globale IndustriAll dhe Sindikatës Europiane IndustriAll Europe, të dyja përfaqësojnë miliona punëtorë në Miniera, Energji dhe Industrinë Prodhuese në Europë dhe në të gjithë botën, duke përfshirë punëtorët e Naftës dhe Gazit, i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare të ndërhyjë me Energjinë Tosk/Byllis në Rafinierinë e Naftës në Ballsh që të sigurojë pagesë të plotë për pagat e papaguara të gjithë punëtorëve të Naftës.
Ne e kuptojmë që punëtorët nuk janë paguar për 27 muaj radhazi. Ne e gjejmë këtë situatë të papranueshme. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit kombëtar të punës dhe standardeve Ndërkombëtare kryesore të punës. Prandaj, ne ju kërkojmë që të ndërhyni me Energjinë Tosk/Byllis në Rafinierinë e Naftës në Ballsh që të marrin pagat e papaguara dhe t’u garantohet respekt i të drejtave themelore të punës të tyre. Ne jemi në pritje të pergjigjes dhe veprimit tuaj të shpejtë.